Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Euro dhe Bitcoin në rënie

Nga Gazeta ‘Si’- Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën vlerën 1.066 trenda gjatë javës( 22-28 prill) do të jetë negative me target paraprak 1.061 e më pas 1.052. Tregtimi mbi vlerën 1.066 do të pasohej nga testimi i rezistencës 1.07-1.0725

Tregtimi i çiftit të monedhave GBP/USD për këtë javë pritet të filloje me korrektim drejt rezistencës 1.239-1.2395 për t'u pasuar më pas nga tendenca rënëse me target 1.222

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet mbi vlerën 153.6 trenda do të jetë pozitive në objektiv 155.7. Tregtimi nën vlerën 153.6 hap rrugën për testimin e suportit 152.8

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 82.84 trenda do të jetë rënëse me target 79.9. Tregtimi mbi vlerën 82.84 hap rrugën për testimin e rezistencës 83.61

Tregtimi i javës për DOW JONES pritet të filloje në korrektim drejt rezistencës 38460 dhe më pas trenda do të kthehet bearish me target 36670

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet nën vlerën 65350 trenda do të jetë negative me target 60800. Tregtimi mbi vlerën 65350 hap rrugën  për testimin e rezistencës 66500


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë