Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat: Edhe këtë javë Bitcoin në rritje

Nga Gazeta ‘Si’-Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet mbi suportin 1.088 trenda gjatë javës(20-26 nëntor) do të jetë bullish me target paraprak 1.0960 e më pas 1.102. Tregtimi nën suportin 1.088 do e frenonte në kohë këtë tendencë duke u paraprirë nga tendenca e testimit të suportit të radhës 1.086.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet mbi suportin 1.2432 trenda do të jetë bullish me target 1.252 reagimi pozitiv ndaj të cilit do ta avanconte lëvizjen drejt targetit të radhës 1.274. Tregtimi nën suportin 1 2432 do të pasohej nga testimi i suportit të radhës 1.232.

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet nën rezistencën 150.3 trenda do të jetë bearish me target 146.8. Tregtimi mbi vlerën 150.3, pak i mundshëm do ta avanconte lëvizjen për sipër, maksimumi deri në vlerën 150.7.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet mbi vlerën 34820 trenda do të jetë pozitive me objektiv 35820-36200. Tregtimi nën vlerën 34820 hap rrugën për testimin e suportit 34580.

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 76.3 trenda do të jetë negative me target 75.12, reagimi negativ ndaj të cilit e thellon rënien drejt suportit 74.4. Tregtimi mbi vlerën 76.3 hap rrugën për testimin e rezistencës 77.13 reagimi pozitiv ndaj të cilit e avancon korrektimin drejt targetit 78.

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet mbi suportin 36620 trenda do të jetë pozitive me objektiv të parë 37950, reagimi pozitiv ndaj së cilës e avancon lëvizjen bullish drejt targetit 38350.

Edhe në parashikimin e javës së kaluar, Bitcoin ishte në rritje.

Tregtimi nën vlerën 36620 do ta vononte në kohë këtë tendencë duke u paraprirë nga testimi i suportit 36500.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë