Rend dhe Ligj

Parandalohen ngjarje kriminale në Rrëshen, dy vëllezër dyshohet se do kryenin vrasje

GazetaSi - Në dy operacione të ndryshme, policia thotë se ka parandaluar dy ngjarje të mundshme kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repsi” janë arrestuar dy vëllezërit, B.Gj., 39 vjeç dhe P.GJ., 29 vjeç.

Sipas informacioneve që kishte policia, dy vëllezërit qarkullonin me armë dhe dyshohet se do të kryenin një ngjarje kriminale kundër personit.

Ata u kapën në flagrancë, në hyrje të Rrugës së Kombit. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov me fishekë në fole gati për qitje dhe 1 armë zjarri pushkë.

Mësohet se një nga vëllezërit, B.Gj., ka precedent penal, pasi është dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fani”, u vu në pranga 66-vjeçari N.K.,, pasi dyshohet do të kryente ngjarje kriminale ndaj personit.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov që ai posedonte, bashkë me 11 krehra dhe municion luftarak.

Ndërkaq, në Kurbin, u procedua në gjendje të lirë T.Gj., pasi në banesën e tij janë gjetur 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë