Ne rrjet

Paralajmërimi nga Serbia: Ndryshimi i kufijve do ta zhysë Ballkanin në luftë

Letra që kryeministri slloven raportohet se ka çuar në Bruksel për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, duke filluar me Kosovën dhe Bosnjën, ka ngjallur shqetësime në rajon, duke dërguar në një sërë reagimesh të ashpra ndaj Lubjanës zyrtare.

Kreu i Partisë Social Demokrate të Serbisë Rasim Ljajiç tha të Mërkurën se propozimi i Kryeministrit Slloven Janez Janša se zgjidhja më e mirë e krizës në Ballkanin Perëndimor është përfundimi i procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë nuk është gjë tjetër veçse një thirrje për konflikte të reja dhe për një kthim në vitet 1990

"Ky është shembulli më i mirë se si populistët nacionalistë arrijnë lehtësisht në zgjidhje që mund të duken të thjeshta dhe logjike në shikim të parë, por në të vërtetë hapin dhjetëra probleme të reja në rajon," Ljajić, i cili shërbeu si zëvendës kryeministër serb dhe ministri i tregtisë nga 2012 në 2020.

Ai vazhdoi duke thënë se Janša besonte se kufijtë shtetërorë duhet të përputheshin me kufijtë etnikë, duke kërkuar kështu krijimin e tre shteteve të mëdha në Ballkan dhe ndarjen e shteteve të vogla.

"Kjo teori e shekullit të 19-të ishte pikërisht ajo që na çoi në luftërat e viteve '90 dhe Janez Janša do të dëshironte të vëzhgonte, nga një distancë e sigurt, konflikte të reja etnike ose potencialisht zhvendosjen enjë popullsie nga një shtet në tjetrin, ” shtoi Ljajić.

Megjithëse presidenti slloven, Borut Pahor dhe kryeministri Janez Janša i hodhën poshtë zërat se ata mbështesin një ndryshim kufijsh në Ballkan, ambasadorja sllovene, Zorica Bukinac u thirr këtë javë në Ministrinë e Jashtme të Bosnjes, për të shpjeguar zërat e qarkulluar në media se ka "plane gjeostrategjike të reja për Ballkanin". Portali "Euractiv" citon mediat boshnjake, se ambasadorja është ftuar për shkak të një dokumenti jozyrtar, që kryeministri slloven, Janez Janša me gjasë ka dërguar në BE e ku bëhet fjalë për ndryshime të mundshme kufijsh në Ballkan.

Željko Komšić, anëtari boshnjak i presidencës boshnjake që ka pohuar për mediat lokale boshnjake, se presidenti slloven, Pahor në një takim jozyrtar, ka pyetur "nëse është e mundur një ndarje paqësore e Bosnje-Hercegovinës." Me këtë ai ka pasur parasysh një shkëputje të Republikës Srpska, thuhet. shkruajnë se Pahor u ka thënë anëtarëve të presidencës boshnjake, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Komšić, se "kohët e fundit ka gjithnjë e më shumë zëra në Europë, që thonë, se shpërbërja e Jugosllavisë duhet të përfundohet. A mundeni ju në Bosnje të ndaheni paqësisht nga njëri-tjetri?", ka pyetur ai.

Po ashtu, portali boshnjak i lajmeve “Politicki.ba” shkroi në 12 prill, duke cituar burime në Bruksel dhe Lubjanë, se Kryeministri Slloven Janez Janša i kishte dërguar një draft Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel duke përmendur një marrëveshje shkëmbimi territoresh midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke përshkruar përparësitë e presidencës së BE-së, kryeministri slloven raportohet të ketë thënë se Republika Srpska do të shkëputej nga Bosnja dhe Hercegovina dhe se disa pjesë të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut do të bashkoheshin me Shqipërinë.

E gjithë përmbajtja e dokumentit nuk është zbuluar ende për publikun. Sipas asaj që shkruante Jansa, ndryshimet do të fillojnë me kthimin e planin Vuçiç-Thaçi për rivshikimin e kufirit midis Serbisë dhe Kosovës. Sidoqoftë, më shumë hapa po ndërmerren, duke parashikuar mundësinë e shkëputjes së njësive të Bosnjës, aneksimin e pjesëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore me shumicë shqiptare në Shqipëri dhe, në fund të fundit, aneksimin e Hercegovinës perëndimore në Kroaci”, shkruan media “Politicbi.Ba”, duke cituar burime nga Brukseli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë