Propozim i SI

Paraja nuk mund ta blejë empatinë! Më të varfrit i lexojnë emocionet më mirë se “shtresa e lartë”

Ata që vlerësohen si shtresë e lartë e shoqërisë, mund t'i keni zili për makinat e tyre luksoze, shtëpitë e mëdha dhe rrobat me stil, por ka një gjë që ata nuk mund ta bëjnë dot. Nuk kanë aftësinë për të lexuar emocionet e njerëzve.
Një studim përdori një test njohës të ndjeshmërisë të quajtur "Leximi i mendjes me anë të syve", ku pjesëmarrësve nga shtresat e larta dhe të ulëta të shoqërisë iu kërkua të përcaktojnë gjendjet emocionale nga imazhet e syve.
Rezultatet treguan se ata që i përkisnin shtresës së ulët të shoqërisë, ishin më të aftë të kuptonin mendjen e njerëzve në krahasim me personat që i përkisnin shtresës së lartë të shoqërisë.

Ekspertët tregojnë se arsyeja është për shkak se shtresa e ulët e shoqërisë priret t'i japin përparësi nevojave dhe preferencave të të tjerëve dhe janë më të ndjeshëm.
Studimi u krye nga një ekip në Universitetin e Kalifornisë, i cili ngriti pyetjen: "Si ndikon kjo qasje në mënyrën se si ne përpunojmë informacionin për qeniet e tjera njerëzore?"

Pia Dietze, një studiuese në Universitetin e Kalifornisë, tha: 'Ne u përpoqëm t'i përgjigjeshim kësaj pyetjeje duke ekzaminuar dy përbërës thelbësorë në repertorin njerëzor për të kuptuar mendjet e njëri-tjetrit: mënyrën në të cilën lexojmë gjendje emocionale nga fytyrat e të tjerëve dhe sa jemi të prirur të kuptojmë perspektivën vizuale të një personi tjetër".
Ekipi zhvilloi studimin me 300 punëtorë amerikanë në burimet turke të kompanisë Amazon dhe me 452 amerikanë të shtresës së lartë nga Platforma Akademike Prolific.

Performanca e perceptimit të emocioneve u analizua duke përdorur testin e leximit të mendjes me anë të syve.
Ekipi shkroi në studim: Performanca në saktësisë empatike ndryshon në percemtimin e individëve që i përkisnin klasave ndryshme shoqërore.
Një pjesë e dytë e studimit u kërkoi 138 studentëve në Universitetin e Nju Jorkut të përfundonin "Detyrat e Drejtorit", një test i cili kërkonte që ndividët të lëvizin objekte në një kompjuter bazuar në perspektivën e një avatari virtual.
Në të dy studimet, ekipi përcaktoi se shtresa e ulët kishte rezultuar më mirë në secilën prej testeve.

"Ne zbulojmë se individët me prejardhje të shtresës së ulët shoqërore janë më të mirë në identifikimin e emocioneve nga fytyrat e njerëzve të tjerë," Dietze.
Kjo është në përputhje me një pjesë të madhe të punës që dokumenton një tendencë që njerëzit e shtresës së ulët të jenë më të shoqëruar me të tjerët.
Studimi gjithashtu tregoi se individët në shtresën e ulët ishin në gjendje të përcaktonin emocionet në imazhe 'brenda sekondave ose milisekondave nga takimi me  person të ri.

Burimi:DailyMail/Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë