Lajme

Para në këmbim të notës, arrestohen tre persona në Elbasan

3 persona janë vënë në pranga, pasi ndërhynin te pedagogët e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan për të marrë notë kaluese në provime, në shkëmbim të vlerës monetare.

Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit policor “Sezoni”.

Pas një hetimi 2-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Njësinë e Forcës së Posaçme, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal dhe ekzekutimi i Urdhrit për ndalimin e të dyshuarve për krim, konkretisht:

Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.

Qamil Murataj, 49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.

Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skënderbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Përrenjas.

Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te pedagogët  për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare.

Ndalimi i personave të sipërpërmendur u bë për kryerjen e veprës penale  “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.

Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë