Gazeta Si – Në pritjen e “Commonëealth”-it, ku ishin mbledhur të gjithë kardinalët e zonës anglishtfolëse, nisi të dilte kandidatura e Robert Francis Prevost. Nga anglezët te afrikano-jugori Stephen Brislin, duke kaluar te Ishujt Tonga, Pakistani, India.
Këtë herë gjuha angleze bëri diferencën në takime, biseda, studime. Në Kongregacionet e Përgjithshme, mund të dëgjoje gjithnjë e më shumë kardinalët që hynin duke thënë “Mirëmëngjes” në gjuhën angleze dhe jo në atë italiane.
Një shenjë e Konklavës më ndërkombëtare se ndonjëherë tjetër. Por sigurisht, Timothy Dolan, Kryepeshkopi Kardinal i Nju Jorkut, ishte vendimtar në zgjedhjen e Leone XIV.
Kardinali “Pop maker”, luajti një rol kryesor, siç kishte bërë edhe në Konklavën e mëparshme, kur perfeksionoi kandidaturën e Jorge Mario Bergoglios, por më pas u zhgënjye.
Puna e kardinalit Dolan – Dolan punoi për të ndrequr shpirtrat e ndarë të Kishës Amerikane. Anti-Trumpianët si McElroy, Ëolton Gregory dhe super konservatorët, si Di Nardo dhe vetë Dolan e kuptuan se kishte ardhur koha për të luajtur si ekip.
Në Kolegjin Papnor të Amerikës së Veriut, luheshin lojërat e vërteta. Dolan shkroi në Tëitter me besim dhe dha buzëqeshjet e tij të zakonshme.
Ndërkohë, ai po numëronte votat për Prevost, një profil krejtësisht i vlerësuar: i lindur në Amerikë, por misionar në Peru, i fortë në doktrinë, kurial si ish-prefekt i Kongregacionit të Peshkopëve, që flet rrjedhshëm italisht, anglisht dhe spanjisht.
Pse favoriti Parolin nuk u zgjodh Papë – Kardinali Pietro Parolin, i cili konsiderohej favorit në prag të zgjedhjeve, u shfaq si “humbës”.
Angazhimi i tij ndaj marrëveshjes për emërimin e peshkopëve me Kinën, funksionoi kundër tij, ashtu si edhe përçarjet midis vetë “Bergoglianëve”.
Pasi arritën të shpërndarë në vijën e finishit, ata nuk ishin në gjendje t’i kanalizonin votat e tyre te kandidatët e tjerë, si francezi Jean Marc Aveline ose maltezi Mario Grech, gjithashtu një anglisht-folës.
Po ashtu, jashtë loje doli edhe Pierbattista Piazzaballa, një françeskan i pranuar nga Communion and Liberation, Patriarku i Jeruzalemit i Latinëve, shumë i ri dhe shumë “politik”.
Përcaktuese votat e kardinalëve afro-aziatikë – Votat e aziatikëve dhe afrikanëve ishin vendimtare për zgjedhjen e Prevost-it, pikërisht ato që i mungonin Parolin-it, pavarësisht zërave për një biletë me një tjetër favorit të madh në orët e para, kardinalin filipinas Tagle.
Kardinalët afrikanë dhe aziatikë ishin të pavendosur në fillim të kongregacioneve dhe vota e tyre në Konklavë u orientua përfundimisht drejt Perëndimit, ose të paktën drejt një ideje të caktuar të Perëndimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.