Njerez

Papa Françesku për debatin për Mesin: Mëkat, nuk është Zoti! (Video)

Lionel Mesi si Zoti? Një debat që po bëhet gjithmonë e më i gjerë dhe që ka përfshirë shumë personalitete të ndryshme, jo vetëm të futbollit. Krahasimi i yllit të Barcelonës me Zotin ka bërë që në këtë debat të ndërhyjë edhe Papa Françesku.

Edhe Atit të Shenjtë i pëlqen futbolli, aq më tepër kur flitet për futbollin e vendit të tij, për futbollin argjentinas. Nuk ka si të mos i pëlqejë Lionel Mesi, por qëndrimi i tij për debatin e fundit është i qartë: "Në teori është një makat". Kjo është përgjigja e Papa Françeskut, kur është ngacmuar nga Jordi Evolè në programin e televizionit spanjoll "Salvados". Papa Françesku është argjentinas, ashtu si fenomeni i Barcelonës. "Nuk mund të thuhet që Leo është si Zoti. Unë nuk e besoj, ti e beson?", - i ka thënë Ati i Shenjtë gazetarit.

Në fund Papa Françesku ka shtuar: "Janë shprehje të popullit, janë mënyra të thëni të tifozëve. Sigurisht, është bukur ta shohësh Mesin të luajë në fushë". Atëherë, Lionel Mesi është Zoti… i futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë