Njerez

Paolo Maldini mbështet Guaido: Venezuela e lirë!

Jo rrallë sporti dhe politika kryqëzohen dhe njerëz të ndryshëm kërkojnë të japin mesazhin e tyre në situata të caktuara. Paolo Maldini, aktualisht drejtues i Milanit, me anë të një postimi në Instagram, e ka shprehur hapur mbështetjen e tij ndaj Guaido, president “de facto” i Venezuelës.

Venezuela po përjeton një situatë mjaft delikate kohët e fundit. Jo më larg se dje, me mijëra persona në kryeqytetin Karakas e kanë manifestuar hapur mbështetjen e tyre ndaj Juan Guaido, liderit të opozitës që në mes të janarit u njoh si president i vendit nga shumë shtete, edhe pse qeveria Maduro vazhdon të tregojë forcën e saj, duke mbajtur një qëndrim të dhunshëm ndaj qytetarëve.

Postimi i Paolo Maldinit

Paolo Maldini, në mesazhin e postuar në profilin e tij në Instagram, shkruan: “Venezuela e lirë”. Drejtuesi i Milanit është mjaft i ndjeshëm ndaj situatës në Venezuelë, sepse Adriana Fosa, bashkëshortja e tij prej vitit 1994, është me origjinë venezueliane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë