Media Galeri

Panorama më e pabesueshme në botë

A do të mund të ngjisni 4.444 shkallë për të admiruar panoramën më të pabesueshme në botë? Në fjordin #Lysefjord në Norvegji, shkallët prej druri të #Flørli do t'iu lejojnë të admironi një nga pamjet panoramike më të bukura të botës.
Është ndoshta shkalla e drunjtë më spektakolare në botë. Sigurisht është më e gjata.
Shkallët të çojnë në liqenin #Ternevatnet, 740 metra mbi nivelin e detit. Të arrish deri aty lart sigurisht që kërkon përpjekje dhe lodhje, por do të shpërbleheni sapo të arrini në majë. Ekskursioni zgjat 3 deri në 4 orë.
Kur vini këmbë tek e para nga 4444 shkallët, ajo mund të kërcasë pak, por pasi të keni arritur në majë, 740 metra mbi nivelin e detit, do të befasoheni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë