Shembja e urës “Morandi” në Itali, ku humbën jetën 43 persona, mes tyre dhe 2 shqiptarë , ka ngjallur shqetësim edhe në vendin tonë për sigurinë e veprave të të tilla publike.
Sot drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, në një prononcim për mediat ka informuar mbi gjendjen e urave në vend.
Qendro u shpreh se institucioni është në monitorim të vazhdueshëm të të gjithë urave në vend.
Ne kemi ndërhyrë në 25 ura dhe më problematiket kanë qenë ura e Mborjes, e Sulotit dhe Zëmblakut. Nuk kemi emergjenca, ndërkohë që kemi dërguar në qeveri disa projekte ku është hapur gara për tenderin, – tha Qendro. – Do kërkojmë buxhet për urat problematike, por e përsëris, nuk jemi në panik, as në emergjencë për urat”.
Kreu i ARRSH-së theksoi po ashtu se disa kompani nuk respektojnë peshën e mjeteve të tonazhit të rëndë në aks.
“Problem janë gërryerjet në këmbët e urave. Kemi menduar të ndërtojmë një urë të re në qytetin e Tepelenës që do të lidhë gjithë aksin e jugut. Kompanitë e naftës dhe kromit nuk i respektojnë rregullat mbi peshën në akset ku kalojnë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.