Futboll

Panik për Mesin, avioni i tij privat bën ulje emergjence në Belgjikë

Momente paniku për Lionel Mesin. Një aventurë e pakëndshme për yllin argjentinas të Barcelonës, teksa avioni i tij privat është detyruar pasditen e sotme të bëjë një ulje emergjence në Belgjikë.

Lajmi bëhet i ditur nga britanikja “Sun”, që nuk ka specifikuar se cilët ishin pasagjerët në bord në atë moment dhe detajet e defektit. Avioni ishte nisur nga Recife në Brazil dhe po fluturonte drejt Tenerifes, kur janë vënë re anomali, çka ka sjellë uljen e detyruar në “Zaventem Airport” të Brukselit. Pas një ore e gjysmë avioni tentoi të nisej sërish në fluturim, por përfundimisht qëndroi në Belgjikë.

Avioni privat i Lionel Mesit. Gazeta Si, 3 prill 2020

Avioni privat i yllit të Barcelonës është i tipit “jet” dhe i përket kompanisë “Gulfstream”. Ai mund të mbajë deri në 16 persona në bord, ku ka edhe një kuzhinë. Avioni vinte pas një tjetër udhëtimi të gjatë prej 6 orësh nga San Karlos në Argjentinë për në Recife të Brazilit dhe më pas ishte nisur drejt Spanjës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë