Biznes

Pandemia uli qepenët për gati gjysmën e bizneseve

Gjatë kohës së izolimit kur u urdhërua nga qeveria mbyllja e shumë aktiviteteve ekonomikë, rreth 47% e bizneseve ulën qepenat. Ky është rezultati i një ankete të Këshillit të Investimeve të kryer deri më 3 maj 2020, ku pyetësorit iu përgjigjën 833 kompani të shpërndara në të 12 qarqet e Shqipërisë.

Sipas anketimit,  42% e biznesve vazhduan punën pjesërisht dhe vetëm, 11% nuk e ndërprenë aktivitetin e tyre, pavarësisht situatës.

Anketa “Covid-19 mbi bizneset”e përgatitur nga Sekretariati i Këshillit të Investimeve tregon se  sipas sektorëve; akomodimi, aktivitetet e zinxhirit ushqimor dhe agjencitë e udhëtimit / operatorët turistikë, të lidhur me turizmin janë më të prekur nga kriza e shkaktuar  Covid-19.

Të dhënat tregojnë se 94% e aktivitetit të turizmit ndaloi punën plotësisht ose pjesërisht.

Sektori i bujqësisë ka deklaruar se është më pak i prekur nga situata e krizës, ku 24% e kompanive të cilat nuk e ndaluan aktivitetin dhe 57% që pjesërisht e vazhduan aktivitetin.

Shumica e kompanive, pavarësisht madhësisë së biznesit vlerësojnë se ndikimi i  COVID-19 do të zgjasë deri në 1 vit.

Për të siguruar vazhdimësinë e biznesit, kompanitë kanë deklaruar se do të përdorin të ardhura të mëparshme të akumuluara (34%) (kursimet e tyre) si edhe do të ulin kostot (32%) fokus shkurtimi i vendeve të punës ose ulja e prodhimit.

 Marrja e kredisë në bankë duke përfituar nga Garancitë Sovrane, konsiderohet si opsioni i tretë.

Në këndvështrimin sektorial, bujqësia, ndërtimi dhe tregtia konsiderojnë mbështetjen me hua bankare.

 Industria dhe turizmi fokus do të kenë uljen e kostove ndërsa shërbimet kryesisht do të përdorin të ardhurat e tyre të akumuluara.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë