Kriza ekonomike nga pandemia ka prekur të gjithë sektorët e jetës, përfshi edhe sportin, futbollin në veçanti. Për këtë arsye, stadiumi “Velodrome” i Marseille është nxjerrë në shitje. Kryebashkiaku i Marsejës, Benoit Payan, ka thënë se shitja e Velodrome mund të jetë një zgjidhje e mirë për të rregulluar financat e qytetit, të rënduara nga borxhet.
Kanë ndikuar edhe problemet që ka sjellë Covid, me qytetin që është paralizuar nga masat shtrënguese që e kanë bërë të pamundur për shumë biznese të paguajnë taksat e bashkisë. “Dua ta shes stadiumin sepse kushton shumë para. Dua ta shes sepse është një lëmsh financiar. E kam thënë kur isha në opozitë. Do ta bëj nëse do të gjej një blerës. Stadiumi nuk mund të mbahet më”, – ka thënë Payan.
Klubi i Marseille, në krizë ekonomike për shkak të Covid, i paguan bashkisë një qira prej 5.5 milionë eurosh në vit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.