Treg

Pandemia rriti blerjet dhe punësimin online

Izolimi për shkak të Covid në vitin e kaluar i dha një shtysë të fortë blerjeve dhe punësimit online. Megjithatë, në Shqipëri ky treg vlerësohet në një masë të madhe në informalitet dhe shifrat zyrtare nuk pasqyrojnë përhapjen reale të tij.

Gjithsesi, një studimi të Dhomës Shqiptaro-Zvicerane të Tregtisë thotë se në 2020 më shumë se 2 mijë të rinj shqiptarë u punësuan online nëpërr platformat ndërkombëtare, si Fiverr dhe Upëork, ndërsa rreth 55 për qind e shqiptarëve rritën blerjen online.

Sipas kësaj dhome, shqiptarët e regjistruar në platformat e punës në internet ofrojnë kryesisht shërbime për IT, arkitektët, përkthyesit, menaxherët, konsulentët, ekonomistët, inxhinierët e IT-së etj. Profesionistët e rinj shqiptarë zakonisht kanë marrë vlerësime pozitive nga punëdhënësit, sepse ofrojnë shërbime të mira kundrejt pagesave të ulta.

Tregjet online në Shqipëri karakterizohen nga shitjet e brendshme përmes rrjeteve sociale dhe dyqaneve lokale, përmes pagesave me para në dorë dhe blerjeve elektronike në platformat ndërkombëtare të tregtisë elektronike përmes pagesave me karta elektronike 67% e të anketuarve shqiptarë që bëjnë blerje në internet deklarojnë se përdorin rrjetet sociale për të blerë nga dyqanet në vend, ndërsa 61 për qind deklarojnë se blejnë nga tregjet ndërkombëtare.

Në përgjithësi, shqiptarët preferojnë të blejnë në internet për të kursyer kohë, përveç se mbrohen nga pandemia, ndërsa një pjesë preferojnë të blejnë në internet, sepse kanë më shumë mundësi zgjedhjeje. Rreth gjysma e pjesëmarrësve shqiptarë në studim thanë se për momentin, tregtia elektronike është një plotësim i blerjeve që nuk gjenden në dyqanet fizike në Shqipëri.

Për ta bërë më të lehtë tregtinë elektronike, Banka Botërore i ka rekomanduar Shqipërsië një sërë ndërhyrjesh për të përmirësuar infrastrukturën, nga Dogana, sistemet e pagesave, shërbimet postare dhe ngritja vlerës dysheme të patatueshme nga 22 euro që është aktualisht në 150 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë