Sipas publikimeve të Bankës së Shqipërisë, kredia e re për sektorin e shëndetësisë u rrit me 2.7 miliardë lekë gjatë 11 mujorit të 2020-ës. 117% më e lartë se periudha e njëjtë e vitit 2019.
Pandemia ndikoi në rritjen e nivelit të shërbimeve shëndetësore, përfshirë dhe ato private ku u ndje nevoja për ndryshime paralelisht me numrin e madh të njerëzve që kërkonin kujdes shëndetësor.
Spitalet dhe klinikat private po pësojnë një zhvillim të dukshëm që pas vitit 2000 kur nisën të operojnë spitalet e para private në Shqipëri. Sipas publikimeve zyrtare të bilanceve të spitaleve private në vend, shqiptarët kanë shpenzuar rreth 8.5 miliardë lekë ose 70 milionë euro për kujdesin shëndetësor në spitalet private në vend gjatë 2019-ës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.