Biznes

Pandemia afekton edhe bankat. 36 mln dollarë fitim më pak se një vit më parë

Pas shumë vitesh me kurbë rritëse, fitimi i bankave që operojnë në Shqipërie bie me 2,7 herë në tremujorin e parë të vitit krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për janar-mars 2020, bankat patën një fitim prej 13.8 milionë dollarë, teksa në tremuajt e parë të 2020-ës do të fitonin 50 milionë dollarë.

Ky është fitimi më i ulët që bankat e nivelit të dytë shohin që prej vitit 2013.

Pas shpalljes së pandemisë globale për ti ardhur në ndihmë ekonomisë së biznesve dhe familjeve në formën e paketës së shpëtimit Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me qeverinë dhe të mbështetura nga bankat e nivelit të dytë vendosën shtyrjen e pagesës së kësteve të kredisë për 3 muaj dhe ristrukturimin e tyre për individët dhe bizneset të cilët janë prekur nga pasojat e pandemisë. Po ashtu në kuadër të masave të parandalimit të përhapjes së Covid-19, bankat e nivelit të dytë punuan me orare të shkurtuara për disa javë.

Nga ristrukturimi i kredive, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kanë përfituar tashmë 21 mijë persona dhe biznese ose 2 mld euro që u mungojnë bankave nga këstet e papaguara të kredive të marra.

Banka e Shqipërisë, ndërkohë po diskuton me Bankat e Nivelit të Dytë për një shtyrje të tjetër të mundshme deri në një vit të pagesave  të kësteve të kredive.

“Do të ketë një sasi të madhe të kredive të shtyra si pasojë e vështirësive financiare. Po shikojmë situatën financiare të bankave dhe bizneseve, dhe mundësia një reagimi nga BSH pas tremujorit të parë. Disa biznese do të kenë vështirësi më të mëdha dhe do të marrim në konsideratë një ristrukturim tjetër më afatgjatë, por do të jetë në funskion të një analize të bzneseve të caktuara, Turizmi mund të ketë më shumë nevojë. Vendimmarrja do të bëhet në fund të afatit tremujor”, do të thoshte guvernatori Gent Sejko në konferencën më të fundit për hstyp disa ditë më parë.

Gjithashtu në një vendim të pak kohëve më parë, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, bankat vendosën të mos i tërhiqnin fitimet e tyre.

Sipas shifrave që raporton BSH, kreditë me probleme mbetën në të njëjtat nivele 8.21%, me një rritje të lehtë gjatë marsit prej 0.03 pikësh përqindje, megjithë situatën e pafavorshme.

Në fundprill, Fondi për Ndërhyrjen e Jashtëzakonshme në banka u rrit me 6.5 milionë dollarë, duke shkuar në 19 milionë dollarë me qëllim që tu japë mundësi autoriteteve që të ndërhyjnë në momentin kur institucionet financiare të kenë nevoja për kapital dhe t’u lejojë atyre blerjen e kredive të bankave në situata të jashtëzakonshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë