U hap dje edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Ulqin, një ngjarje e rëndësishme kulturore që mbahet çdo vit në qytetin bregdetar.
Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, ministrja e Kulturës dhe Mediave e Malit të Zi, Tamara Vujoviq, Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, drejtoresha e Institutit të Librit dhe Promocionit, Irena Toçi.
Në këtë panair ku janë paraqitur rreth 50 botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja Hercegovina etj, do të ketë shumë aktivitete, takime me krijues të njohur, ndarje çmimesh etj. me qëllim promovimin e letërsisë dhe kulturës, si dhe nxitjen e leximit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet shkrimtarëve, botuesve dhe lexuesve.
“Ulqini është qyteti me tradita të pasura e kultura të ndryshme etnike e fetare, qyteti ku jetojnë në harmoni disa etni; shqiptarët, malazezët, serbët, boshnjakët e romët. Ndaj, rikthimi në Ulqin, në këtë ngjarje madhore për kulturën shqiptare, e cila prej vitesh është kthyer në një hapësirë të rëndësishme komunikimi për botuesit, autorët, lexuesit shqiptarë është gjithnjë një ndjesi e bukur”, thuhet nga QKLL.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.