Partia Demokratike vijon me sulmet ndaj maxhorancës. Edi Paloka nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka risjellë në vëmendje akuzat që rëndojnë ndaj Tahirit dhe Ballës.
Paloka u shpreh se kur dolën përgjimet e “Habiljave” Tahiri nxitoi të thoshte se nuk bëhej fjalë për të, por për një kamionist. Të njëjtën gjë sipas Palokës bëri edhe Balla.
“Vini re sa ngjasojnë edhe në justifikimet mbrojtëse pupilët e Ramës.
Kur dolën përgjimet e para të Habilajve ku përmendej ‘Sajmiri’, Tahiri nxitoi të thoshte se bëhej fjalë për një Sajmir ‘kamionist’ e jo për të. Vetëm se çuditërisht këtij “kamionistit” i duheshin miliona euro për fushatë elektorale.
Edhe Tao dje deklaroi se ‘Taulanti nga Librazhdi’ që përmend Alizoti, dëshmitari i rremë, në video përgjimin e fshehtë, nuk ishte ai…
Po ky që sajoi dy alibi të rreme për të vërtetuar se nuk kishte qenë në komisariatin e F. Krujës po kishte qenë në të njëjtën kohë në ‘takime publike’ dhe ‘për peshk’.
I njëjti që deklaroi se Begon e njeh nga 2015, por ka udhëtuar me të “rastësisht” që nga 2013 me dhjetëra herë”, shkruan Paloka në “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.