Politike

Palmer: Do të bindim BE-në të ndryshojë mendje për negociatat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mundohen të bindin BE-në të ndryshojë qëndrim për hapjen e negociatave me Shqipërinë, përpara samtit të Zagrebit në maj të vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Mattheë Palemer tha sot se shtyrja e hapjes së negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë d ishte një gabim historik i cili dërgon një mesazh të keq për të gjithë rajonin .

Pas takimit të tij me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçic në Beograd, Palmer tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe se do të bëjnë gjithçka në fuqinë e saj për të bindur BE-në që të ndryshojë pozicion.

Ai tha se ai kishte biseduar me Presidentin Vuçic jo vetëm për situatën politike në Serbi, por edhe atë në rajon, për të cilën tha se veçanërisht e tensionuar pas dështimit të BE-së për të gjetur një kompromis për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë vitin e ardhshëm.

"Ky ishte, për mendimin tonë, një gabim historik”, tha Palmer.

Presidenti Vuçic nga ana tjetër njoftoi rinisjen e dialogut Beograd-Prishtinë në fund të këtij viti.

"Unë besoj se së shpejti, brenda dy ose tre muajsh, do të kemi kushtet për vazhdimin e dialogut, të cilat ne presim që të çojë në një zgjidhje kompromisi", tha Vuçic pas takimit të tij me Palmer.

Ai tha se kishte mbetur i kënaqur me takimin me Përfaqësuesin Special të SHBA-së, sepse të gjitha çështjet e rëndësishme janë marrë në konsideratë.

"Ne jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje që do të mundësojnë marrëdhënie më të mira midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe një qasje konstruktive dhe rikthimin në dialog dhe në marrëdhëniet me Prishtinën", tha Vuçic.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë