Ulja në një tryezë bisedimesh mes demokratëve dhe socialistëve ka sjellë edhe reagimet e para të gardës së vjetër të PD-së, që tashmë janë përjashtuar nga kjo parti. Reagimi erdhi nga ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e cila me anë të një statusi në Facebook shprehet se “"Ja keshtu… pasi pushoi çështjen gjykata.. rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit" shkruan ajo në rrjetet sociale.
Ndërsa ish-nënkryetari tjetë ri PD-së, Astrit Patozi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama.
“Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut konstruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”, shkruan Patozi.
Si Topalli, ashtu edhe Patozi u përjashtuan nga Basha, duke mos u përfshirë në listat për deputetë në vitin 2017. Kjo bëri që më pas Patozi të krijojë një parti të re politike, Bindja Demokratike, e cila hyri në zgjedhjet lokale të vitit 2019, të cilat u bojkotuan nga PD, LSI dhe aleatët e saj. Topalli nga ana e saj preferuar të mos angazhohet në ndonjë lëvizje tjetër politike, por se herë pas here ka sulmuar ashpër Bashën për qëndrimet e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.