Lajme

Paketat e ndihmës financiare 1 dhe 2, mund të ankoheni deri më datën 25 gusht

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë bizneset dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2.

Tatimet thonë se do të vijojnë me proҫesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga çdo biznes apo individ “duke siguruar korrektesën dhe përkushtimin maksimal për përfundimin nё kohё dhe sa mё parё tё këtij proҫesi brenda afateve tё caktuara.”

Tatimet këshillojnë bizneset dhe individët që , tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë