Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Twitter” shkruan se në BE shpifja dënohet me 25 vjet burg. Ndërsa, në paketën antishpifje, ndëshkimi për “shpifësit” politik nuk do të jetë me burg, por me gjobë.
Gjithashtu shkruan se ‘gjysmagjelat’e opozitës nuk meritojnë as një supë burgu.
“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë,që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova ,s’meritojnë as 1 supë burgu!Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja”, shkruan Rama në “Twitter”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.