Biznes

Paketa 2 / Tatimet-Bizneseve: Aplikoni për punonjësit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka bërë thirrje sot të gjithë bizneseve që të aplikojnë për ndihmën financiare për punonjësit e tyre në kuadër të Paketës 2 të mbështetjes anticovid-19.

Tatimet njoftojnë se procesi i aplikimit për përfitimin e ndihmës financiare të Paketës 2 është në vijim dhe se duke qenë se aplikimi për punonjësit përfitues duhet të kryhet nga vetë bizneset e mëdhëa, u bën thirrje atyre, të cilët nuk kanë aplikuar ende, se duhet të plotësojnë formularin e “Kërkesës” në llogarinë e-filling për përfitimin e ndihmës financiare për punonjësit e tyre.

Sipas tatimeve masat përfituese sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave janë si më poshtë:

Masa 1

Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.

Masa 2

Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.

Masa 3

Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)

Masa 4

Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listepagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

DPT bën me dije se aplikimet për përfituesit e masave 1 dhe 4 do të verifikohen dhe trajtohen nga DRT, ndërsa trajtimi i aplikimeve për subjektet përfitues të masave 2 dhe 3 është automatik. Me  dorëzimin  e Formularit të plotësuar, në seksionin “Statusi” shfaqet shënimi Miratuar, që do të thotë se kërkesa është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës Financiare prej 40.000 lekësh, sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020.

Sipas DPT duke qenë se aktualisht janë 2245 subjekte përfitues për masën 2 dhe 10645 subjekte përfitues për masën 3, të cilët ende nuk e kanë plotësuar “Kërkesën” për përfitim të ndihmës financiare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bën thirrje të gjithë subjekteve  për të plotësuar këtë “Kërkesë”.

Linku i mëposhtëm iu shpie tek aplikimi për dorëzimin e Kërkesës për Përfitim të ndihmës financiare sipas paketës nr.2:

https://ëëë.tatime.gov.al/d/8/45/45/d/8/45/0/1375/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë