Futboll

Pajtim Kasami, goli i tij shpallet më i bukuri i dekadës (video)

Klubi i njohur anglez, Fulham ka zgjedhur golin e sulmuesit shqiptar, Pajtim Kasami, si më të mirin e dekadës që lamë pas. 27-vjeçari u shpall fitues me golin e shënuar ndaj Crystal Palace në vitin 2014 në kampionatin anglez.

Kasami, me origjinë shqiptare, por që ka zgjedhur të luajë me përfaqësuesen e Zvicrës, aktualisht aktivizohet me Sionin në kampionatin zviceran. Në të kaluarën ka luajtur me klube si Liverpool, Lazio, Palermo, Fulham, Olympiacos, Nottingham Forest apo edhe me disa skuadra të tjera zvicerane.

https://twitter.com/FulhamFC/status/1215648186326495234

Për këtë vlerësim, Kasami pati një mesazh falënderues dhe mirënjohës për klubin dhe tifozët e Fulhamit:

 “Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë votuar golin tim si ‘Golin më të bukur të Dekadës’. Kjo do të thotë shumë për mua. I vlerësoj po ashtu shumë mesazhet e bukura që kam marrë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Dua ta përshkruaj, goli im erdhi në mënyrë instiktive, nuk e kam menduar shumë. Tani që kanë kaluar më shumë se 6 vite, e kam kuptuar se me të vërtetë ka qenë nga golat më të bukur që kam shënuar. Jam shumë krenar për këtë vlerësim”, ka deklaruar Kasami.

https://twitter.com/FulhamFC/status/1215686265372381185

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë