Muzike

Paditet Maria Carey për vjedhje të hitit “All I want for Christmas is you”

Këngëtarja Mariah Carey është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për mega-hitin e saj të Krishtlindjeve të vitit 1994, “All I Want for Christmas is You”.

Kantautori Andy Stone thotë se ai shkroi një këngë me të njëjtin titull pesë vite para, duke argumentuar se Carey shfrytëzoi "popullaritetin" dhe "stilin" e tij.

Pavarësisht se kanë një titull, dy këngët duken të ndryshme nga ana muzikore, por Stone pretendon se Carey shkaktoi konfuzion dhe nuk kërkoi leje.

Pjesë e krishtlindjeve të shumë njerëzve, "All I Want for Christmas is You" e Mariah Carey është një nga këngët më të njohura të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave.

Që kur u shfaq në albumin Merry Christmas në 1994, ajo ka kryesuar listat në disa vende dhe deri në vitin 2017 thuhet se i kishte sjellë Carey më shumë se 60 milion dollarë fitime.

Kënga është transmetuar një miliard herë në Spotify.

Stone, i cili performon nën emrin Vince Vance me grupin Vince Vance and the Valiants, po kërkon të paktën 20 milionë dollarë dëmshpërblim.

Në padi thuhet se Carey, si dhe bashkë-shkrimtari i saj Walter Afanasieff dhe kompania diskografike Sony Music Entertainment, kanë fituar "fitime të pamerituara" nga kënga, duke argumentuar se të pandehurit "me vetëdije, me dashje dhe qëllimisht shkelën të drejtën e autorit”.

Stone argumenton se ai kurrë nuk ka dhënë leje që kënga e tij të përdoret për ndonjë qëllim.

Nuk është e qartë pse padia ligjore është bërë vetëm tani, 28 vjet pas publikimit të këngës së Carey.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë