Prokurorja e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj, ka paditur kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku për shkak të transferimit të saj në Prokurorinë e Pukës.
Muhametaj e ka depozituar padinë në Gjykatën Administrative dhe kërkon shfuqizim të urdhrit të Markut, me anë të të cilit e transferoi nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Pukës.
Në padinë e saj, Muhametaj pretendon se është shkelur ligji për statusin e prokurorëve, ndërsa shton se Marku ka tejkaluar kompetencat.
Padia do të shqyrtohet nga gjyqtarja administrative Elda Vrioni.
Lëvizjet në fjalë erdhën pas urdhrit të kryeprokurores së përkohshme për hetimin disiplinor të 10 prokurorëve që refuzuan gjykimin e çështjes “Shullazi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.