Drejtësia

Padia për shpifje, Veliaj dhe Berisha refuzojnë pajtimin. Seanca e radhës në 2 qershor

Gazeta Si - Shtyhet gjyqi mes Erion Veliajt dhe kryedemokratit Sali Berisha, i cili është paditur në gjykatë nga kryebashkiaku I Tiranës për shpifje pas akuzave dhe deklaratave për “paratë e Iranit”.

Asnjë nga palët nuk ka pranuar pajtimin në seancën e kësaj të premteje.

Sot është mbajtur seanca e parë me përfaqësimin e dy palëve, ku Berisha është përfaqësuar nga Ivi Kaso dhe Veliaj nga avokati i tij mbrojtës.

LEXO EDHE:
Veliaj padi për shpifje ndaj Berishës në GJKKO: Në 19 maj do shoqërohet nga policia për seancën e radhës

Kujtojmë që nëse Berisha nuk do të përfaqësohej nga një avokat, Prokuroria kishte urdhëruar të shoqërohej me forcë.

Seanca ka zgjatur vetëm 20 minuta, ku avokatët e Berishës dhe Veliajt janë njohur me seancën e pajtimit nga SPAK, një procedurë ku palët që akuzojnë njëra tjetrën.

Në seancën e parë ofrohet edhe mundësia e pajtimit dhe më pas pushimi i çështjes, por kjo nuk ka ndodhur. Seanca e radhës është caktuar të mbahet me datën 2 qershor.

Disa ditë më parë, kryedemokrati Berisha deklaroi se “Veliaj pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit”, në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Po ashtu, Berisha hodhi akuza në drejtim të Veliajt, duke thënë se “ai ka bërë udhëtime sekrete në Iran dhe se janë shqetësuar vendet partnere”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë