Politike

Padia për Olsi Ramën / Kryeministri, Bardhit: Me ty do të kem një tjetër përballje pasi të flasë SPAK

Në debatin e të enjtes, në fund të replikës me Gazment Bardhin për të cilin kishte shkuar në Kuvend që ti përgjigjej një interpelance kërkuar prej tij për debatin e mbetjeve të rrezikshme, kryeministri Edi Rama tha se me kreun e grupit Bardhin do të ketë një tjetër përballje. Rama iu referua padisë që Bardhi kishte cuar në SPAK ndaj vëllait të tij Olsi Rama.  

“U them kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën por ke kallëzuar noc rrokun, sepse kishte çuar një informacion. Mirë e bërë se ndryshe do të përfundoje si babale  që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë. Por nuk keni mësuar akoma ju. Unë duroj shumë. Do duroj deri kur SPAK do të nxjerrë të vërtetën e më pas do të kemi ballafaqim tjetër bashkë. Jo unë me ty kështu se ti je me kokën lart e me gojë hap e unë nuk ta hedh dot në gojë atë që ti merr lart, por do të kemi një ballafaqim tjetër. Ju përshëndes dhe kokën lart, gojën hapur, ekspertizën brenda, rrotulloni në gojë, hajdeni pështyni këtu dhe pështymën që do të merrni vitin e ardhshëm do ta keni më keq se në 1997”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë