Lajme

Padi për vjedhje energjie, 3 në pranga i katërti arratiset falë errësirës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Fier paditi në polici katër persona me akuzën e vjedhjes së energjisë dhe lidhjeve të paligjshme.

Pas padisë, policia ka arritur që të prangosë tre prej tyre, ndërkohë që si për ironi të fatit, i katërti, siç njofton OSHEE është arratisur duke përfituar nga errësira.

Struktura e posaçme e verifikimet të aparateve matës (sahateve) thotë se skema me të cilën vidhej energjia elektrike ishte e njëjtë duke ndërhyrë në matës me lidhje të paligjshme.

OSHEE kujton se çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet.

Dosja me procedimet në rastin e Fierit po shqyrtohet nga organet hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë