Drejtësia

Pacienti humbi jetën, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim 5 mjekë: Neglizhuan trajtimin mjekësor

Gazeta Si - Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim 5 mjekë të Spitalit Rajonal për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Bëhet fjalë për mjeken e Përgjithshme Ledjusa Muhametaj, mjekun Enton Dore, mjekun psikiatër Agim Sulaj, mjekun gastro-hepatolog Aleks Sulejmani dhe mjekun infeksionist Ndriçim Bala, të cilët kryer veprën penale të “Neglizhencës në trajtimin mjekësor”.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet paraprake të çështjes penale nr.1437, viti 2022, dhe dërgon për gjykim 5 (pesë) të pandehur, mjekë të Spitalit Rajonal Fier, konkretisht të pandehurit L.V( M), E.D., A.S., A.S. dhe N.B., për veprën penale, “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 paragrafi i 2 Kodit Penal.

Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit B.SH., i cili më pas ka ndërruar jetë.

Prokuroria Fier, është plotësisht e angazhuar për të ushtruar ndjekje penale dhe vënë para përgjegjësisë të gjithë funksionarët publikë që kryejnë vepra penale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë