Financa Personale

Pabarazia në shpërndarjen e të ardhurave, Shqipëria ndër vendet e fundit

Nga Gazeta 'SI' - Pabarazia në pasuri po bëhet gjithnjë e më e dukshme në Europë. Raporti i Credit Suisse dhe UBS, për 2023-shin tregon se hendeku midis të varfërve dhe të pasurve po bëhet gjithnjë e më i madh. 10% më i pasur në kontinent zotërojnë 67% të pasurisë në total, ndërsa pjesa tjetër zotërojnë vetëm 1.2% të saj.

Në listën e shteteve europiane, koeficienti Gini (mat pabarazinë në rishpërndarjen e pasurisë)për Shqipërinë është 68.6, sa më pranë zeros aq më mirë. Krahasuar me rajonin, Shqipëria renditet e dyta më mirë pas Malit të Zi, me koeficient 68 dhe në të gjithë Europën në vendin e 24-t nga 36-a.

Duke përjashtuar Islandën, pabarazia e pasurisë ishte mjaft e lartë në të gjithë vendet nordike. Finlanda, Danimarka, Norvegjia dhe Suedia u renditën në gjysmën e parë të tabelës, me Suedinë që kryeson listën. Gjermania kishte rezultatin më të lartë të pabarazisë së pasurisë (77.2) midis “katër fuqive të mëdha” ekonomike të BE-së, e ndjekur nga Franca (70.3), Spanja (68.3) dhe Italia (67.8). Mbretëria e Bashkuar, një ish-anëtare e BE-së, e konsideruar ende si një nga ‘katërshët e mëdhenj’ në kontinentin e Europës, kishte një rezultat prej 70.2.

Belgjika (59.6), Malta (60.9) dhe Sllovenia (64.4) pasuan Sllovakinë me pabarazinë më të vogël të pasurisë. Në 21 vende europiane me të dhëna të disponueshme, ekzistojnë pabarazi të konsiderueshme të pasurisë midis përqindjeve më të larta, duke përfshirë decilin më të pasur, 5% dhe 1%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë