Nga Gazeta ‘SI’ – Administrata Tatimore u ka bërë thirrje të gjithë individëve, të vetëpunësuarve dhe subjekteve që ushtrojnë aktivitet tregtar në internet të respektojnë detyrimet ligjore, njësoj si çdo biznes tradicional.
Institucioni thekson se çdo aktivitet ekonomik online duhet të regjistrohet paraprakisht pranë Qendra Kombëtare e Biznesit, përpara nisjes së ushtrimit të tij.
Sipas legjislacionit në fuqi, konkretisht ligjit, subjektet që operojnë online janë të detyruara të publikojnë në faqen e tyre të internetit të dhëna bazë identifikuese. Këto përfshijnë numrin e NIPT-it, emrin e subjektit tregtar, adresën e selisë dhe një numër kontakti, me qëllim rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e konsumatorit.
Administrata Tatimore paralajmëron se në rastet kur konstatohet aktivitet tregtar online pa këto të dhëna, do të ndërhyhet përmes bashkëpunimit me Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, duke kërkuar bllokimin e përkohshëm të faqes përkatëse.
Institucioni u bën apel të gjithë atyre që ushtrojnë ose planifikojnë të ushtrojnë aktivitet tregtar online të përmbushin detyrimet për regjistrim dhe deklarim, si dhe të paguajnë detyrimet tatimore përkatëse. Në të kundërt, ndaj subjekteve që nuk respektojnë këto kërkesa do të merren masa administrative sipas parashikimeve ligjore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje