Politike

Pa kaluar Vettingun, jep dorëheqjen gjyqtarja e Apelit Shkodër

Jep dorëheqjen gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Marina Rraboshta.
Dorëheqja ka disa ditë që është paraqitur në Gjykatën e Apelit në Shkodër dhe Këshillin e Lartë të Gjykatës dhe ky institucion edhe nuk ka pranuar këtë vendim të saj.
Gjyqtarja Marina Rraboshta nuk i ishte nënshtruar ende vettingut.
Ky është emri i katërt që largohet nga Gjykata e Apelit në Shkodër. Kryetari Fuat Vjerdha nuk arriti të kalojë Vettingun, ashtu siç edhe Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi. Marina Rraboshta bëhet e katërta me dorëheqjen e saj.
Gjyqtarja Marina Rraboshta, ka qenë pjesë e trupit gjykues, të cilët më 19 shtator të 2019 bllokuan drejt Italisë ekstradimin e Ilir Bajrit.
Po kështu 6 familje në prill të 2016 u ankuan për gjyqtaren Marina Rraboshta. Ata deklaruan se iu ishte grabitur prona padrejtësisht, ndërsa akuzuan për vendime në kundërshtim me ligjin, gjyqtaren Rraboshta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë