Lajme

Pa heqjen e taksës nuk ka investime nga SHBA-ja në Kosovë

I dërguari special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi në Berlin Richard Grenell, është shprehur se nëse hiqet taksa, SHBA mund të bëjë investime të mëdha në Kosovë.

Mediat kosovare bëjnë me dije se ambasadori ka shkruar për këtë fenomen në rrjetin social “Twitter”.

 “SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha projektet deri sa Qeveria nuk heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit. Taksa duhet të hiqet në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”, ka shkruar Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1227198500905025536

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë