Muzike

Ozuna rrëmben “Billboard Latin Music Awards” për vitin 2019

Ozuna ishte një ndër këngëtarët më të votuar në klasifikimet e Billboard Latin Music Awards në Las Vegas. Këngëtari fitoi 11 trofe, duke përfshirë këtu edhe “artistin më të mirë të vitit”. Emri i tij i vërtetë është Juan Carlos Osuna Rosado dhe përveçse këngëtar, ai është një aktor dhe kompozitor i shkëlqyer. Historia e karrierës së tij filloi në vitin 2014, ku nënshkroi kontratën e parë me shtëpinë diskografike Golden Family Records. Një vit më vonë ai ishte një ndër këngëtarët më të preferuar për njerëzit në Amerikën Latine.

Zëri i tij është cilësuar tepër i veçantë, pasi Ozuna ka aftësinë të këndojë në zhanre të ndryshëm muzikorë si balada dhe regatton. Albumi i parë i tij në vitin 2017 e bëri këngëtarin të radhitej i pari në top listën e këngëve latine.

Në përshkrimet për karakteristikat e tij, thuhet se ai ka lexuar romane të ndryshme të Paulo Coelho dhe vëllimet e Harry Potter,  të cilat e kanë frymëzuar për krijimet e tij. Në Billboard Latin Music Awards për këtë vit, ai paraqiti një sërë këngësh të albumit të tij të dytë, me titull “Aura” i cili u klasifikua më i miri në nivel botëror.

https://youtu.be/KWGrPNqz4uc

Së bashku me të,  ndër më të mirët pë këtë vit ishin, edhe Bad Bunny, J Balvin, Daddy Yankee.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë