Kosova

Osmani kërkon sanksione ndaj Serbisë: Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin me aktin terrorist kundër Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar sërish për situatën në veri dhe sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë.

Ajo ka thënë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë mesazh të qartë se agresioni ka pasoja. “Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës – nga trajnimi i terroristëve me ushtrinë serbe e deri te përdorimi i armëve të shkallës ushtarake të prodhimit serb. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë një mesazh të qartë se agresioni ka pasoja”, ka shkruar Osmani në platformën "X".

Ajo ka ndarë edhe një video nga intervista e fundit që ka dhënë për televizionin britanik “4 channel” lidhur me ngjarjet e fundit, intervistë gjatë të cilës ajo ka kërkuar sanksione ndaj Beogradit zyrtar. Presidentja e Kosovës tha se këto sanksione i pret nga Britania, SHBA apo edhe BE, por nuk ka shpresa se të tilla qëndrime do të mbahen edhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë