Futboll

Orges Shehi qëndron te Tirana, klubi njofton vazhdimin e bashkëpunimit

Gazeta Si – Tirana dhe Orges Shehi vazhdojnë së bashku. Klubi kryeqyetas dhe trajneri durrsak kanë arritur akordin për të vazhduar bashkëpunimin, siç bën me dije Tirana me një postim të fundit në faqen zyrtare.

Shehi pati një ofertë nga Shkëndija e Tetovës, po ashtu emri i tij doli edhe te Vllaznia, por trajneri ka preferuar të vazhdojë me Tiranën, pavarësisht mbylljes zhgënjyese të sezonit.

Orges Shehi. Gazeta Si, 3 qershor 2023

Presidenti i Tiranës, Refik Helili, duket se i ka afruar Shehit të njëjtën ofertë si Shkëndija e Tetovës. Klubi bardheblu nuk ka dhënë detaje për kohëzgjatjen e kontratës së re, apo anën ekonomike.

Njoftimi i klubit të Tiranës
Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Pas bisedimeve mes palëve, klubi dhe tekniku vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Presidenca dhe drejtori teknik i skuadrës, Tefik Osmani, shprehin falenderimet për profesionalizmin dhe punën e madhe që trajneri i dyvjeçarit të fundit ka bërë me ekipin, si edhe kënaqësinë të vijojnë të kenë Orges Shehin në krye të pankinës.

Të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurt drejt projektimit të një skuadre solide dhe kampione. I urojmë suksese trajnerit në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë