Politike

Organet për administrimin e zgjedhjeve, mësyjnë listën ish-kryetarët e KQZ

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për organet e reja drejtuese të KQZ-zhvilloi mbledhjen e tij të parë të enjten ku më shumë sesa takimi vëmendjen e kanë marrë kandidaturat zyrtare që u miratuan.

Komisioni vendosi unanimisht (edhe me praninë e opozitës jashtëparlamentare) kualifikimin e 52 aplikantëve dhe skualifikimin e 17 të tjerëve.

Nga e marta do të fillojnë seancat dëgjimore, ku në garë janë të përfshire emra të njohur ekspertësh për zgjedhjet dikur të angazhuar edhe me politikë.

Një garë interesante pritet mes ish-kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe Ilir Rusmalit. Celibashi garon vetëm në detyrën e kryekomisionerit, ndërsa Rusmali edhe për detyrën e komisionerit të ankimimeve. Në garë është edhe ish-kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi, edhe ajo për detyrën e kryekomisionerit, komisionit të ankimimeve dhe detyrën e komisionerit rregullator.

Nuk mbeten pas emra të tjerë ekspertësh si ish-kryetari tjetër i KQZ-së, Kristaq Kume për detyrën e rregullatorit, apo edhe Klement Zguri (kryetar deri para një muaji) për të njëjtën detyrë atë të rregullatorit.

Në listën e të kualifikuarve është edhe emri i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, për detyrën e komisionerit rregullator dhe atë të KAS.

Në listë janë përfshirë gjithashtu ish-figura partiake, ish-deputetë si Sali Shehu, Haki Mustafa, Arben Isaraj ish-zv-ministër i Drejtësisë apo Lealba Pelinku që ka drejtuar departamentin anti-korrupsion në PD.

Me pak fjalë, shumica e kandidatëve për organet e reja drejtuese kanë qenë emra të njohur jo vetëm për politikën, por edhe me funksione kyce në administratën e qeverisjes së djathtë dhe atë të majtë vitet e kaluara, gjë që ligji për organet e reja drejtuese të KQZ nuk ua pengon.

Lista me kandidaturat që i plotësojnë kriteret për pozicionet e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve; Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve; Komisionit Rregullator; dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve

1. Admir Drago KOMISIONER + rregullator + KAS

2. Agim Paskali rregullator + KAS

3. Agron Haxhimihali KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator

4. Agron Sulshabanaj KAS

5. Arben Xhiku KOMISIONER + rregullator

6. Arben Isaraj KAS

7. Ardjan Myslimaj KOMISIONER + rregullator

8. Arens Çela rregullator + KAS

9. Behar Zeneli rregullator

10. Besnik Maho KAS

11. Bledar Skënderi KOMISIONER

12. Drita Avdyli KOMISIONER + rregullator

13. Dritan Çaka KOMISIONER + rregullator + KAS

14. Elona Bano rregullator

15. Elvin Lako KOMISIONER + rregullator + KAS

16. Elvis Çefa nënkomisioner + rregullator + KAS

17. Emiliano Braho rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator)

18. Esmir Rringaj KAS

19. Fatmir Tafaj KAS

20. Farie Osmani KAS

21. Florian Beqiraj rregullator + KAS

22. Gentian Rumano KAS

23. Haki Mustafa KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator

24. Halil Hyseni KOMISIONER

25. Helga Vukaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

26. Hysen Osmanaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

27. Ilirjan Rusmaili KOMISIONER + KAS

28. Ilirjan Celibashi KOMISIONER

29. Ilirjana Nano rregullator

30. Irena Nino KAS

31. Irsa Ruçi KOMISIONER + rregullator

32. Ismail Tafani KOMISIONER + nënkomisioner

33. Iva Nathanaili rregullator+ KAS

34. Kamerion Salillari rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator)

35. Klement Zguri rregullator

36. Koli Bele KOMISIONER + KAS

37. Kristaq Kume rregullator

38. Laureta Bregasi rregullator + KAS

39. Lealba Pelinku KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

40. Ledio Braho KAS

41. Lefterie Luzi Lleshi KOMISIONER + rregullator + KAS

42. Leonard Gremshi rregullator + KAS

43. Lindita Tako rregullator + KAS

44. Mimoza Canaj KAS

45. Muharrem Çakaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

46. Odeta Berberi  rregullator

47. Odeta Seferaj KAS

48. Petrit Çano KAS

49. Redinela Beqiraj KAS

50. Sali Shehu KOMISIONER

51. Sokol Bana KOMISIONER + KAS

52. Spiro Maliqi rregullator + KAS

53. Theodhor Sollaku rregullator + KAS


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë