Në orën 17.00, Kuvendi i Shqipërisë hap sesionin e ri parlamentar, por opozita nuk do të jetë e pranishme. Pas një mbledhjeje me aleatët, përfshi edhe LSI-në, opozita ka vendosur që sot në orën 17:00 të jetë në Shkodër në një takim të jashtëzakonshëm, kjo në shenjë kambane alarmi.
“Mbledhja ne Shkodër, si mesazh qëndrese kundër krimit, me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit kane ndodhur 6 vrasje mafioze, dhe janë zhdukur 2 persona. Për krimet nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramën. Çlirimi i qeverisjes nga krimi, prioriteti absolut i opozitës në sesionin e ri parlamentar”, thotë PD.
Ditën e sotme sesioni parlamentar do të jetë formal dhe në rend të ditës është miratimi i kalendarit trejavor. Në 3 javët e para, Kuvendi i Shqipërisë parashikon shqyrtimin e 33 projektligjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.