Politike

Opozita kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Laç e Lezhë

E gjithë vëmendja e shtetit është përqendruar në zonat ku pasojat katrastofike janë në Durrës dhe në Thumanë, por opozita kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe në qarqe të tjera në Laç dhe në Lezhë.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kanë bërë pikërisht këtë thirrje ku kërkojnë që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
"Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe për qarkun e Lezhës është detyrim", shkruan Kryemadhi në një postim, që e shoqëron me fotot të banesave që kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme nga lëkundjet e tërmetit.

Shtepi te demtuara ne Lezhe


Kryedemokrati Basha ka shkuar në Laç për të ndjekur nga afër situatën e disa prej banorëve që po strehohen pranë gjimnazit të qytetit janë ngritur disa çadra, por janë të pamjaftueshme. PD-ja, bën të ditur se banorët i kanë treguar Bashës se nuk kanë vëmendjen e autoriteteve per te vleresuar sigurine e banesave. Nuk ka shkuar asnjë specialist për t’i parë ato, megjithëse ka shume ankesa në Bashki. Basha kërkoi shpalljen e gjendjes së fatkeqesisë natyrore edhe në Bashkinë e Laçit, përveç Qarkut të Tiranës dhe Durrësit.

Gjatë ditës së enjte, Basha ka qenë edhe në qytetin e Durrësit ku kërkoi vlerësimin sa më të shpejtë të banesave.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha njofton se ka takuar njerëz të tronditur, të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve, të cilët kërkonin vëmendje, mbështetje dhe kujdes. Basha bëri thirrje për mirëorganizimin e burimeve njerëzore, për të kontaktuar qytetarët dhe për të verifikuar sigurinë e banesave dhe për t'u ofruar ndihmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë