Lajme

Operacioni “Ndëshkimi i të fortëve”, 300 të arrestuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në një konferencë për mediat ka njoftuar për ndërmarrjen e një tjetër operacioni të koduar “Ndëshkimi i të fortëve”.

“Që prej nëntorit 2017 kur nisi operacioni ‘Forca e Ligjit’ janë goditur edhe disa anëtarë të grupeve kriminale. Operacioni ‘Volvo 4’ nuk pati dekonspirim. Policia e Shtetit ka ndërmarrë një tjetër operacion të koduar ‘Ndëshkimi i të fortëve’”, u shpreh Ardi Veliu.

Operacioni është ndërmarrë nga data 20 shtator dhe do të vijojë.

“Janë arrestuar mbi 300 persona në kontrolle proaktive në territor, 160 persona të identifikuar me precedentë të konsideruar si të fortë, nga këta 70 për armëmbajtje pa leje, 14 në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale”, tha Ardi Veliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë