Drejtësia

Operacioni ‘Metamorfoza’, arrestohet në Francë Behar Bajri

Nga Gazeta 'Si'-Behar Bajri, emri i të cilit doli në përgjimet e operacionit “Metamorfoza” është arrestuar në Francë.

Në një reagim zyrtar, policia e Tiranës ka bërë me dije se kapja e 43-vjeçarit u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Bajri ishte i shpallur në kërkim nga SPAK së bashku me 8 të tjerë, të dyshuar për 12 vepra penale, mes tyre grup i strukturuar kriminal, vrasje me dashje, korrupsion, pastrim parash e shpërdorim detyre.

Pas arrestimit të tij kanë filluar proceduarat për ekstradimin në vendin tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë