Rend dhe Ligj

Goditet grupi i trafikut të klandestinëve, të arrestuar edhe 4 policë. Sekuestrohen rreth 1 mln euro cash

Gazeta Si- Një operacion policor në bashkëpunim me SPAK-un, i shtrirë në të gjithë Shqipërinë, ka goditur një grup kriminal që jepte ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri për emigrantë nga vendet e treta kryesisht.

Deri tani janë lëshuar 26 urdhër-arreste, ndërsa mes të arrestuarve figurojnë edhe 4 punonjës policie. Konkretisht, Komisar Altin Hasani, Specialist për Sektorin për të Huajt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në DPPSH.

Komisar Edmond Barha, Shef Seksioni për migracionin e parregullt në Drejtorinë për Kufirin dhe Migracionin Tiranë.

Ndërsa për: Inspektor Ariel Hoxha, punonjës policie në Kom.e Policisë Kufitare Rinas, u vendos masë sigurie ‘arrest në shtëpi’.

Dhe detyrim paraqitje Inspektor E.H. punonjës policie në Kom Pol Kufitare Rinas.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar rreth 1 milion euro cash, pistoleta, makina e drogë. Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një deklaratë për mediat, tha se hetimi ka nisur një vit më parë, dhe se janë vënë në pranga 24 persona, e dy të tjerë janë në kërkim.

Ai tha se SPAK dhe GJKKO ka caktuar për disa prej tyre arrest me burg, arrest shtëpie, pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje.

Rrumbullaku ka shtuar se hetimi ka nisur nga informacionet që kanë ardhur në departamentin e Policisë Kriminale, ku 5 subjekte tregtare siguronin kontrata fiktive të shtetasve kryesisht nga Banglaleshi dhe më pas i prisnin në aeroportin e Rinasit me qëllim largimin e tyre në vende të BE-së, e gjitha kjo kundrejt pagesës 5 mijë euro.

Më tej, Rrumbullaku ka zbuluar se janë sekuestruar 13 mjete të markave të ndryshme, 50 telefonë, 3 pistoleta, 700 mijë Dollarë amerikanë, 400 mijë euro, si dhe 4 mijë Paund. Pra, bëhet fjalë për sekuestrimin në “cash” të 1 milionë eurove.

“Një tjetër hetim, për një periudhë një vjeçare, u zbardh aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar në trafikim të personave të rritur dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm territori. U identifikuan 26 shtetas, me role të ndryshe, të përfshirë dhe punonjës policie. Me kërkesë të SPAK dhe GJKKO caktohen masat, arrest me burg, arrest shtëpie, pezullim nga detyra, për 24 persona në hetim dhe janë shpallur në kërkim dy prej tyre. Janë sekuestruar 13 mjete, 1 çifte, 5 armë, doza kokaine, dhe rreth 1 milion euro cash”, tha ai mes të tjerash.

Rrumbullaku theksoi se nga hetimi u zbulua se pesë subjekte tregtare u siguronin kontrata fiktive emigrantëve kryesisht nga Bangladeshi dhe iu siguronin vizat.

“Hetimi filloi bazuar në informacionin e grumbulluar me drejtorinë për hetimet për krimin e organizuar për shtetas dhe subjekte që siguronin kushte për shtetas të vendeve të ndryshme për të mbëritur në vendin tonë që të vijonin në drejtim të vendeve të BE. Hetimi zbuloi aktivitetet e të paktën 5 subjekteve tregtare që siguronin kontrata fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi, vijonin me ndjekjen për aplikime për vizë deri në mbërritjen në Rinas për 5 mijë euro. U identifikuan 26 persona të përfshirë, me punonjës të policisë të përfshirë.”, u shpreh Rrumbullaku.

Ai shtoi se në total janë sekuestruar rreth 1 milionë euro cash në kuadër të këtij operacioni.

“Në funksion të operacionit për ekzekutimin e masave, gjatë kontrolleve të ushtruara, janë gjetur dhe sekuestruar 13 automjete, 50 telefona, 3 pistoleta, një cifte, 4 laptopë, 400 mijë euro, 700 mijë dollarë amerikanë dhe dhjetëra dokumente të sekuestruara. Në total, rreth 1 milionë euro cash. Hetimi i policisë nën drejtimin e SPAK, ku u vunë nën hetim përvec individë të ndryshëm dhe punonjës, hetimi i shërbeu edhe nismës së policisë edhe për vetëpastrimin e policisë. Në hetimin 1 vjecar të këtij procesimi u angazhuam 380 punonjës policie”, tha Rrumbullaku.

Masa e sigurisë  “Arrest në burg”:

Endri Seiti,
Luan Tafalla,
Endrit Ismailaj,
Arnol Shpata,
Xhuljeta Çopa,
Artur Mata,
Antonio Specchio,
Artan Sulaj,
Luan Sulaj,
Shkelzen Matmuja (Bokciu),
Bukurosh Muja,
Lulzim Lami,
Tome Preka,
Xhulio Krasniqi,
Edmond Baklli,
Iglan Alliçi,
Emmanuel Ella

Emrat e Policëve të arrestuar

Altin Hasani

Edmond Braja

Arjel Hoxha

Ermal Hoxha

Ja çfarë u sekuestrua:

13 automjete

50 telefonë

3 pistoletë

1 çifte

50 fishkë

4 laptopë

400 mijë euro

700 mijë dollarë amerikane

4 mijë paund

Doza kokaine kanabis


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë