Lajme

Mega operacion i Europolit, në pranga 25 shqiptarë

Arrestohen 25 persona shqiptarë, të dyshuar si pjesë e një rrjeti kriminal të organizuar. Europoli kreu një operacioni të madh , në shtete të ndryshme europiane si në Belgjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani dhe Francë.

Në këtë superoperacion janë përfshirë gjithsej 600 oficerë policie. Arrestimet janë kryer, pasi personat, të dyshuar si anëtar të një bande, ishin mbajtur nën hetim që në vitin 2017, nga Policia Vendore belge në Antuerp. Operacioni u krye në bashkëpunim me Policinë Federale Belge, e (Federale Politie), Gardën Civile Spanjolle (Guardia Civile), Policinë Hollandeze (Politie), etj, shkruan portali kryesor i Europol.

Mësohet se janë kryer 9 arrestime në Belgjikë, 6 arrestime në Spanjë, 3 arrestime në Holandë, 6 arrestime në Gjermani dhe një arrestim tjetër në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të arrestimeve në 25.

Rreth 30 veta janë në arrest shtëpie, janë shkatërruar 6 plantacione të drogës, janë konfiskuar rreth 60 mijë euro, telefona celularë, armë dhe mjete të tjera.

Hetimi i drejtuar nga Policia Lokale e Antuerp zbuloi se droga ishte duke u kontrabanduar e fshehur në kontejnerë në Belgjikë përpara se të shpërndahej më tej në të gjithë Europën, duke përdorur automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara, të fshehura. I njëjti grup kriminal besohet gjithashtu se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë dhe Gjermani, ku ata kultivuan dhe përpunuan marijuanën, përpara se të transferohej në vendet e tjera të Europës për shitje dhe shpërndarje të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë