Kuriozitete

Olimpiada e Tokios: Lulet e fituesve të medaljeve për nder të fatkeqësisë së vitit 2011

Fitimi i një medalje olimpike është një moment i madh për çdo atlet, por ka një rëndësi të veçantë edhe tufa e luleve që po u jepen në Tokio 2020.

Më shumë se 5,000 buqeta po u jepen atletëve në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike.

Dhënia e luleve filloi kryesosht në tre rrethe të Japonisë verilindore që u shkatërruan nga një tërmet dhe cunami i vitit 2011 dhe shkrirja pasuese e tre reaktorëve në uzinën bërthamore Fukushima.

Pothuajse 20.000 njerëz vdiqën në katastrofën që goditi prefekturat e Iëate, Fukushima dhe Miyagi.

Buqetat me lule të verdha, jeshile dhe blu që jepen për sportistët që fitojnë medalje në Olimpiadë dhe Paraolimpiadë u rritën pothuajse tërësisht në ato tre rrethe.

Luledielli e cila dominon tufat, u rritën në Miyagi, pasi ishin mbjellë nga prindërit, fëmijët e të cilëve vdiqën në fatkeqësi. Prindërit zgjodhën një kodër ku fëmijët e tyre kishin kërkuar strehim nga pasojat e cunamit.

Eustoma delikate të bardha dhe vjollce dhe lulet e Solomonit u rritën në Fukushima, nën një iniciativë për të provuar të ringjallet ekonomia vendase pas katastrofës, e cila kishte dëmtuar rëndë prodhimin bujqësor.

Gentianët, një lule e vogël blu e ndritshme, rriten në Iëate, një zonë bregdetare që u shkatërrua nga valët gjigante në fatkeqësinë e 2011.

Për të përfunduar buqetën, ka aspidistra të gjelbra, të rritura në Tokio dhe të zgjedhura për të përfaqësuar qytetin pritës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë