Tre pacientë, të gjithë të paralizuar nga beli poshtë, kanë qenë në gjendje të ecin përsëri me ndihmën e një Implanti Elektrik.
Ekspertët thonë se pajisja, e cila vendoset rreth belit, ndihmon që sinjalet e humbura nga truri të arrijnë muskujt e këmbëve.
Ekipet amerikane të kërkimit në Universitetin e Louisville dhe Klinika Mayo, raportojnë suksesin në Journal of Medicine. Një nga pacientët thotë se ndjehet sikur ka rilindur sërish falë kësaj shpikje.
Kelly Thomas, një 23 vjeçare, nga Florida, është një nga dy pacientët e dëmtuar në Universitetin e Louisville, e cila ka arritur falë kësaj pajisje të ngrihet edhe një herë në këmbë.
Kjo pajisje më ka dhënë sh[presën që kisha humbur, nuk mendoja kurrë se do ngrihesha sërish në këmbë pas atij aksidenti që më paralizoi gjysmën e trupit” ka thënë 23 vjeçarja.
Jeff Marquis, i cili u plagos në një aksident me makinë, është gjithashtu një tjetër pacient që ka rifituar ecjen me anë të kësaj pajisje. 35-vjeçari tani është në gjendje të ecë sërish.

Pacienti i tretë, 29-vjeçari Jered Chinnock, u trajtua në Klinikën Mayo në bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë.
Ai u dëmtua në shtyllën kurrizore në vitin 2013 pas një aksidenti me motor. Pas 5 vitesh në karrige me rrota , 29 vjeçari është i aftë të ecë më shumë 100 metra , vetëm në sajë të kësaj pajisje që vendoset në shtyllën kurrizore. Implanti që vendoset rreth belit nuk shëron pacientët nga dëmtimi që kanë marrë, por e anashkalon duke stimuluar nervat poshtë kurrizit.

Kjo lejon sinjalet e trurit të arrijnë tek muskujt e synuar. Kështu që personi mund të kontrollojë vullnetarisht lëvizjet e tij.
Dr Kendall Lee, i cili bashkë-udhëhoqi ekipin nga Klinika Mayo në Rochester, Minesota, tha: “Është shumë emocionuese, por ende shumë herët në fazën e hulumtimit.”
Edhe pse ka shumë pyetje pa përgjigje, duke përfshirë saktësisht se si funksionon dhe kush mund të ndihmojë, Dr Lee shprehet, se kjo ju jep një shpresë njerëzve që përballen me paralizën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.