Njerez

OKB: Pabarazia po kërcënon njerëzimin

Drejtoresha e të Drejtave të Njeriut në OKB ka paralajmëruar se pabarazia mbi të ardhurat, pasurinë dhe drejtësinë sa vjen edhe rritet. “Gjatë muajve të fundit në kemi parë njerëz në mbarë botën që kanë dalë në rrugë dhe kanë protestuar për të drejtat e tyre,” tha Michele Bachelet.
Duke i’u drejtuar Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB, znj.Bachelet iu referua në mënyrë specifike një vale protestash të kohëve të fundit kudo në botë. Ajo paralajmëroi gjithashtu se kërcënime janë edhe ekzistenca e gjuhës së urrejtjes dhe ksenofobisë.
Sipas saj, kërkesat e qytetarëve që protestonin kundër pabarazisë tregojnë se kudo në botë ekzistojnë ende fenomene të dhunës dhe torturës, në forma të ndryshme.
“Në Sudan, gjatë muajve të fundit, njerëzit që protestonin ndaj kushteve të vështira ekonomike dhe qeverisjes së keqe janë shpërndarë në mënyrë të dhunshme nga forcat e sigurisë”, tha ajo.

Ndër të tjera znj. Bachelet veçoi Venezuelën si shembull se si shkeljet e të drejtave civile dhe politike, sjellin përkeqësimin e kushteve ekonomike.
Ajo gjithashtu, kritikoi Izraelin për bllokadën e gazës. Ndërsa ekspertët e OKB thanë javën e kaluar se forcat izraelite të sigurimit kanë kryer krime kundër njerëzimit, pasi nga hetimet rezultojnë se 189 palestineze të vrarë janë fëmijë, mjek dhe gazetarë.
“Të gjitha vendet duhet të kufizojnë veprimtaritë e tyre të dhunës përpara datës 30 mars", tha znj.Bachelet, duke iu referuar përvjetorit të parë të fillimit të fushatës së protestave palestineze.
Ndërkohë që qeveria izraelite tha se raporti ishte armiqësor, i pavërtetë dhe i njëanshëm kundër Izraelit. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë