Njerez

OKB: Jetëgjatësia globale është dy vjet më e ulët pas pandemisë së Covid-19

Jetëgjatësia globale ka rënë që nga goditja e pandemisë Covid-19 , sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB). Mesatarja botërore ishte gati dy vjet më e ulët në 2021 krahasuar me vitin 2019, zbuloi raporti i fundit i organizatës për popullsisë botërore.

Në disa vende, si Bolivia dhe Rusia, rënia ishte edhe më dramatike, në më shumë se katër vjet.

Rasti i parë i Covid-19 u regjistrua në Kinë në fund të vitit 2019, përpara se vendet e tjera të fillonin të zbulonin infeksione që nga fillimi i vitit 2020.

Që atëherë, më shumë se 6.7 milionë njerëz vlerësohet të kenë vdekur nga virusi, sipas një raporti nga “Reuters”.

OKB-ja zbuloi se pandemia Covid-19, ka nxitur ndryshime në popullsinë botërore në një raport të ri të botuar të hënën.

Ai tha se jetëgjatësia globale ra në 71 vjet në vitin 2021, nga 72.8 vjet në 2019.

Kjo ishte "kryesisht" për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19, sipas raportit të Perspektivave të Popullsisë Botërore 2022.

"Ndikimi i pandemisë në jetëgjatësinë ka ndryshuar në rajone dhe vende. Në Azinë Qendrore dhe Jugore dhe në Amerikën Latine dhe Karaibe, jetëgjatësia në lindje ra me pothuajse tre vjet midis 2019 dhe 2021”,thuhet në raport.

Në të kundërt, sipas të dhënave popullsia e kombinuar e Australisë dhe Zelandës së Re, ishte 1.2 vjet më e lartë për shkak të rreziqeve më të ulëta të vdekshmërisë gjatë pandemisë.

OKB-ja vlerëson se jetëgjatësia globale do të rritet në rreth 7.2 vjet në vitin 2050.

Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë