Ne rrjet

OKB: Bota duhet të hapë shkollat!

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres paralajmëroi të martën se bota po përballet me një “katastrofë” për shkak të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë dhe “kthimi i studentëve në shkolla dhe institucionet mësimore duhet të jetë një përparësi “.

Guterres tha që nga mesi i korrikut shkollat ​​u mbyllën në rreth 160 vende, duke prekur më shumë se 1 miliardë nxënës, ndërsa të paktën 40 milion fëmijë kanë humbur vitin parashkollor. Mbi 250 milion fëmijë  nuk ishin në shkollë para pandemisë dhe vetëm një e katërta e fëmijëve të shkollës së mesme në vendet në zhvillim lanë shkollën për arsye të ndryshme.

“Tani ne po përballemi me një katastrofë  që mund  të minojë dekada përparim dhe të përkeqësojë pabarazitë,” tha Guterres.

Gjermania dhe SHBA-ja janë ndër vendet e para.që kanë vendosur të rihapur shkollat. Shkollat dhe kolegjet në të gjithë vendin duhet të rihapen në SHBA, tha të hënën Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Ka dy arsye madhore që shkollat duhet të rihapen pohoi ai. Studentët kanë nevojë për përfitime psikologjike, të cilën e fitojnë duke shkuar në shkollë dhe kështu prindërit mund të “përshtatin orarin e tyre të punës”.

“Synimi kryesor duhet të jetë gjithmonë siguria, shëndeti i mirëqenies së fëmijëve, tha ai.

Në kampuse, Fauci tha se testimi do të jetë çelësi i rihapjes. Planet duhet të përfshijnë testimin e njerëzve përpara se të arrijnë në kampus, kur të arrijnë dhe të karantinohen për 14 ditë. “Nëse çdo shkon siç duhet, nuk do të ketë rrezik, por përsëri duhet të kemi kujdes për studentët që vijnë nga jashtë Amerikës”, tha ai.

“Unë mendoj se nëse ata zbatojnë udhëzimet që u jepen, besoj se çdo gjë shkoj në rregull”, tha Fauci.

Më shumë se 4.7 milionë amerikanë janë infektuar me COVID-19, dhe më shumë se 155 mijë kanë vdekur, sipas të dhënave të Johns Hopkins.

Koronavirusi ka infektuar të paktën 18.1 milion njerëz dhe ka shkaktuar më shumë se 689,000 viktima në të gjithë botën. Disa fushata kanë bërë thirrje për rihapjen e shkollave, prioritetin e arsimit dhe fokusin te mënyra krijuese dhe inovative e mësimdhënies.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë